Kush jemi Ne?
FLUIDI ka filluar prodhimin e saj në shtator të vitit 1994, me prodhimin e “Extra lëngjeve” të gaziruara në ambalazhë plastike 1,5 l, duke i plasuar me sukses kryesisht në tregun vendor. Me rritjen e kërkesave FLUIDI ka bërë rritjen e kapaciteteve të saja duke lansuar teknologjinë më bashkohore nga shtetet e zhvilluara. Kështu, në vitin 1997 FLUIDI ka lansuar linjën për prodhimin e lëngjeve të pagaziruara në foli alumini prej 0,2l, si dhe teknologjinë për prodhimin e ambalazhës plastike.

Edhe përkundër rrethanave të vështira dhe konkurencës së madhe, FLUIDI ka tejkaluar standardet e kualitetit dhe ka bërë emër tek konsumatorët e saj, duke e zgjeruar dita ditës tregun.

Se kompanija e FLUIDI-t e mban hapin me kohën këtë më së miri e tregon sensi për investime, që rezultoi me investimin për lansimin e linjës për prodhimin e lëngjeve të dendura me ambalazhë qelqi 0,2l në vitin 2003. Në këtë vit konsumatorët patën kënaqësinë të shijojnë “ Jaffa Champion”-in dhe ky kualitet u mirëprit nga konsumatorët vendor, por poashtu e ngacmoi shijen dhe zgjoi kërshërinë dhe interesimin e konsumatorëve të huaj. Kështu që shumë shpejt brendi i “Jaffa Champion”-it u gjend nëpër lokalet më të njohura në trgun e Zvicrrës, ku u pranua jashtëzakonisht mirë. Në të njëjtën kohë Jaffa po e vërshonte edhe trgun e Maqedonisë dhe Shqipërisë, e tash së fundi po depërton edhe në tregun e Anglisë, por nuk do të ndalet aty sepse “Jaffa Champion”-i së shpejti do të ndodhet në shumë tregje jashtë kufijve tanë!

Në vazhdën e zhvillimit dhe përparimit ekonomik në vitin 2004 FLUIDI bëri një investim të madh, duke hapur fabrikën e re në Gjilan Kosovë, ku e lansoi teknologjinë më të fundit për prodhimin e lëngjeve të licensuara RC. Kompanija amerikane “Royal Croën Cola International” pati simpati ndaj të arriturave të FLUIDI-t dhe i dha licencën për prodhimin e RC Colës dhe RC brendeve tjera, me të drejtë distribuimi në 4 shtete: Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Sërbi.

Në aktivitetet e analizës së pikave kritike te kontrollit të hazardit të produkteve dhe sistemin e menaxhimit me kualitetin e produkteve, FLUIDI ka arritur që në fillim të vitit 2007 të sertifikohet me standardet HACCP dhe ISO 9001:2000. Pra intenca e FLUIDI-t për ofrimin e një produkti origjinal dhe më të mirë, ishte dhe do të mbetet ndër detyrat më kryesore për të cilat do ti sakrifikojë të gjitha resurset e saja njerëzore dhe materiale.



Lidhje të shpejta
Harta e faqës
Regjistrohu